Një pjesë e murit të një objekti të vjetër në rrugën “Mbreti Piro” ka shembur dhe qëndron kështu tash e 3 ditë.
Banorët thonë se prona ishte blerë së fundmi nga Komuna për ndërtimin e objektit të ri.
Peja në Fokus kontaktoi Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e cila mohoi pronësinë: “Kjo nuk është pronë e jonë. Por rrugën e pastrojnë”, tha Agron Nikçi, drejtor i Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike./Pejanefokus.net.
Lajmi paraprak në link: https://pejanefokus.net/shembet-muri-te-mbreti-piro-ne-peje/
