Konfiskohen mallra kontrabandë në Pejë, vlera rreth 30 mijë euro

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me ATK dhe Doganat, ka kryer kontrolle në një biznes dhe një shtëpi në Pejë, ku janë zbuluar dhe konfiskuar mallra të kontrabanduara.

Policia e Kosovës njoftoi se mes tyre janë gjetur mijëra cigare, cigare elektronike, filterë dhe duhan, me vlerë rreth 30 mijë euro.

Ndaj dy personave të dyshuar pritet të procedohet kallëzim penal për tregti të ndaluar dhe kontrabandë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: