Kryeimami Goga publikon fakte për Lidhjen e Pejës: “Janë fshehur qëllimisht”

Kryeimami i Pejës, mulla Enes Goga, ka publikuar në rrjetin e tij social fotografi të rralla nga Kuvendi 6-ditësh i Lidhjes së Pejës, i njohur edhe si Kuvendi i Besëlidhjes Shqiptare.

Ai thekson rëndësinë e këtyre dëshmive historike:”Këto foto janë huazuar nga libri i Prof. K. Priftit, këto dëshmi të cilat ndërlidhen me Lidhjen e Pejës sikur qëllimisht janë fshehur dhe nuk publikohen me qëllim që të formohen narrativa të rrejshme dhe artificiale!”

Kryeimami Goga kujton edhe Xhaminë e Shatërvanit, e cila u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Poshtë saj ishin 12 dyqane, sipër ishte xhamia. Xhamia ishte mu tek shtatorja e Haxhi Zekës ku gjendet sot Shtëpia e Mallrave, të cilën do ta rikthejmë në vendin e saj me lejen e Zotit.”

Ky veprim vjen si një përpjekje për të rikthyer historinë e vërtetë të Lidhjes së Pejës dhe për të sfiduar narrative të rrejshme që shpesh janë përhapur./Pejanefokus.net.

Kliko: Lajmi paraprak rreth temës: https://pejanefokus.net/peje-127-vite-nga-thirrja-besa-bese/

LEXO EDHE: