Kulla e Kajabegollëve, e ndërtuar në vitet ’20 të shekullit të kaluar, ishte një nga ndërtesat e para të dedikuara për shërbime shëndetësore në Pejë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur këtë përmes një publikimi në rrjetin e tij social, duke kujtuar historikun e kullës si spital për trajtime të thjeshta në atë kohë.
Brenda mureve të saj janë shkruar histori dhimbjeje, por edhe shprese – me të sëmurë që kërkonin ndihmë dhe mjekë që përpiqeshin të bënin më të mirën me mjete të pakta.
“Kulla e Kajabegollëve ka shërbyer si spital para 100 vitesh, duke ofruar ndihmë për qytetarët e Pejës, në një kohë kur resurset ishin të kufizuara,” thuhet në publikimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë./Pejanefokus.net.
