Kulla e Kasapollëve në Pejë – historia e rikthimit të trashëgimisë

Kulla e Kasapollëve, e ndërtuar në shekullin e XVIII nga njëra prej familjeve më të vjetra pejane, ndodhet në anën e djathtë të rrugës për spitalin e madh në Pejë.

Ajo përfaqëson jo vetëm arkitekturën tradicionale, por edhe kujtesën historike të qytetit.

Sipas Dren Kasapollit, përfaqësues i brezit të ri të familjes, në vitin 1935 kulla u konfiskua nga sistemi serbo-sllav i Krahinës Jugosllave gjatë reformave agrare dhe iu dha serbit Milovan Gojković.

Më pas, përmes bashkëshortes së tij të dytë, objekti u shit familjes Nitaj, duke e shkëputur për dekada nga identiteti i tij origjinal.

Brenda oborrit të kullës ndodhet edhe Konaku i Kasapollëve, një objekt po aq i rëndësishëm, që historikisht ka shërbyer si hapësirë pritjeje, kuvendimi dhe jete familjare.

Konaku dhe kulla, së bashku, përbëjnë një tërësi të rrallë arkitekturore dhe kulturore, që dëshmon mënyrën e jetesës së familjeve të vjetra pejane dhe traditën e mikpritjes.

Pas përpjekjeve shekullore për rikthim, amaneti familjar u çua në vend nga Dren Kasapolli, i biri i Shefqetit dhe nipi i Ajdin Ages, i cili arriti t’i rikthejë këto objekte në emër të familjes së tij.

Sot, kulla dhe konaku i Kasapollëve nuk janë vetëm prona të rikthyera, por pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Pejës, që mbajnë gjallë kujtesën, identitetin dhe vazhdimësinë historike tëqytetit. /ImageOfPeja/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: