Çdo fotografi e vjetër është më shumë se një imazh – është një histori, një familje dhe një kujtim që flet për jetën dhe qytetin tonë ndër vite.
Andaj në rubrikën “Image of Peja”, portali Peja në Fokus sjell fragmente nga e kaluara, të ruajtura nga vet qytetarët, për të mos u harruar.

Familja Berisha nga Jarina – Pejë | Viti: 1957/58 | Lokacioni: Hani në Pejë
Në fotografi paraqitet Avdullah Berisha me bashkëshorten Shahbaze, djemtë: Enveri me të shoqen Sabernaze Shoshi dhe Xhevati me të shoqen Mendushe Dashi, vajzat: Sevdija dhe Nexhmija, si dhe mbesat: Samke, Sabiha, Serbeze dhe Makfire.
Fotografitë për Peja në Fokus janë siguruar nga znj. Sabiha Spahija, e cila në këtë foto shihet ulur në prehrin e gjyshit të saj.
Avdullah Berisha ishte ortak me familjen Loxha në Hanin e Pejës – një lloj moteli për vizitorët e fshatrave – i cili ndodhej në vendin ku sot gjendet pompa e derivateve përballë Shtëpisë së Mallrave në Pejë./Imageofpeja/Pejanefokus.net.
