Kur protesta u pagua me jetë – 36 vjet nga rënia e Fatmir Ukajt

Vitet 1988–1990 shënuan kulmin e dhunës dhe represionit të pushtetit serb ndaj popullatës së Kosovës.

Më 27 janar 1990 nisën përleshjet e para të demonstruesve shqiptarë përballë forcave të armatosura serbe. Këto protesta kishin një qëllim të vetëm: mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe të drejtave themelore të popullit shqiptar.

Në këtë ditë historike ra dëshmori i parë në Rrafshin e Dukagjinit, Fatmir Ukaj nga Peja.

Pllaka përkujtimore në nderim të tij ndodhet e vendosur në murin e xhamisë pa minare, në rrugën që sot mban emrin e dëshmorit.

Sakrifica e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë shënoi kthesën më të madhe historike në përpjekjet për liri dhe pavarësi të Kosovës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: