Lirohet për në shtëpi nxënësi i lënduar nga rrahja në Pejë

Një incident rrahjeje mes disa të miturve, i ndodhur sot pranë stacionit të autobusëve në Pejë, ka përfunduar me lëndimin e njërit prej tyre, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është konfirmuar nga institucionet kompetente.

“Ju informojmë se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është pranuar një person me lëndime trupore. Pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe vlerësimit nga ekipi kujdestar, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje stabile”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë për Peja në Fokus.

Ndryshe, rasti ishte konfirmuar fillimisht nga Policia e Pejës. Zëdhënësi i saj, Driton Rugova, deklaroi për Peja në Fokus se: “Sot rreth orës 07:55 Policia është informuar për një rrahje mes disa personave të mitur, e cila ka ndodhur në rrugën ‘Vëllëzerit Gërvalla’ në Pejë. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij rasti, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. I dyshuari i këtij rasti është identifikuar nga policia.”/Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak në link: https://pejanefokus.net/rrahje-mes-te-miturve-ne-peje-nje-i-lenduar/

LEXO EDHE: