Mbi 20 lindje gjatë javës së dytë të janarit në Pejë

Gjatë javës së dytë të muajit janar 2026, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë shënuar mbi 20 lindje, sipas raportit më të ri të publikuar, më19 janar, nga ky institucion shëndetësor.

Sipas të dhënave zyrtare, lindjet janë regjistruar nga të dy gjinitë, duke reflektuar një javë me fluks të qëndrueshëm në repartin e maternitetit.

“14 vajza dhe 7 djem kanë lindur javën kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”- thuhet mes tjerash në komunikatën e Zyrës për Media, pranë Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Ndryshe, portali Peja në Fokus, në kuadër të misionit informues, vazhdon të përcjellë edhe proceset natyrore të jetës, si lindjet dhe vdekjet, me fokus në Pejë dhe rajonin e saj./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: