Shërbimi i logopedisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, i nisur nga 15 shtatori 2025, po rezulton me interes të madh nga qytetarët.
Sipas të dhënave të fundit, të publikuara sot nga Zyra për Media e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, brenda 6 muajve janë realizuar gjithsej 639 vizita, prej tyre 591 në Pediatri me fëmijë që kanë vështirësi në të folur dhe 48 në Neurologji me pacientë pas sulmeve.
Aktualisht, mbi 100 raste janë në listë pritjeje, ndërsa trajtimi përfshin dy seanca në javë dhe zgjat nga 3 deri në 6 muaj.
E sipas logopedit Aldemir Kalaq, rezultatet kanë qenë pozitive, me përparim të dukshëm në rreth 15 raste.
Në njoftim bëhet apel për prindërit që të ndjekin zhvillimin e fëmijëve, të komunikojnë me ta që në muajt e parë dhe të kufizojnë përdorimin e telefonit dhe televizorit./N’Fokusplus/Pejanefokus.net
