Memli Kelmendi, kompozitori më i mirë i shfaqjes “Gërrdia”

Kompozitori dhe profesori pejan Memli Kelmendi është vlerësuar me Çmimin për Kompozimin më të Mirë për shfaqjen “Gërrdia”, me tekst e nën regji të Astrit Kabashit.

Shfaqja trajton peshën e fajit dhe traumën e së kaluarës dhe aktorët e konsiderojnë rikthim të teatrit tek aktorët për publikun. Premiera e saj, e para për sivjet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ka mbledhur publik të madh, aq sa amfiteatri doli i pamjaftueshëm për të gjithë.

Kelmendi ka falënderuar Astrit Kabashin, ekipin e shfaqjes, festivalin “Flaka e Janarit”, Teatrin Kombëtar, Komunën e Gjilanit dhe jurinë për këtë vlerësim./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: