Masakra e Lybeniqit mbetet një nga më të rëndat në rajonin e Pejës gjatë luftës në Kosovë.
Më 1 prill 1999, forcat paramilitare serbe vranë dhe masakruan 59 civilë shqiptarë në këtë fshat, ndërsa gjatë gjithë luftës, Lybeniqi u godit nga tri masakra.
Së bashku me fshatrat Zahaq, Qyshk dhe Pavlan, numri i viktimave arrin në 118 civilë të vrarë.
Lybeniqi, që ndodhet rreth 7 km nga Peja në drejtim të Deçanit, llogaritet se ka mbi 80 viktima nga lufta. /Pejanefokus.net/Pejanefokusvideos/
