Peja frymon përmes këngës së Muhamed Krasniqit – Metit, i cili në vargjet e tij përshkruan bukurinë e qytetit dhe shoqërinë që e ka lindur “Sofrën Pejane”.

“O sa e bukur Peja! Ka shumë të rinj e të reja. Je vendi më i bukur në botë, nga ty nuk ndahem dot. O fisnikja ime e madhe, nga ti ka lindur edhe sofra pejane. Nga ti shoqëria këngën e nisi, shkruar bukur, e kënduar nga Hivzi e Dani Krasniqi”, thotë kënga, duke i dhënë zë emocioneve dhe kujtimeve të qytetit.
Ndryshe, Meti është vëllai i kompozitorit të njohur pejan, tashmë të ndjerit Hivzi Krasniqi./Pejanefokus.net.
Këngën mund ta ndiqni këtu: https://www.facebook.com/share/v/1CBwq4Dxj3/
