Rruga Pejë–Rugovë është bllokuar gjatë natës si pasojë e rrëshqitjes së gurëve, duke paraqitur rrezik për qarkullimin.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, “Ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe sigurimin e segmenteve të prekura.”

Gjithashtu thuhet se pas ndërhyrjes, është larguar rreziku nga një gur me përmasa të mëdha dhe është hapur njëra korsi për qarkullim.
Sipad Ministrisë, segmenti mbetet i sinjalizuar dhe nën monitorim, ndërsa qytetarët duhet të qarkullojnë me kujdes të shtuar./pejanefokus.net.
Lajmi rreth rastit: https://pejanefokus.net/rrezik-ne-kuqishte-gur-i-madh-bllokon-rrugen-kryesore/
