Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, ka nisur mandatin e tij të katërt, ndërsa përbërja e qeverisë komunale u kompletuar këtë muaj.
Nga LDK-ja nuk ka ndryshime të mëdha, përveç emërimit të shefit të Kabinetit, Faik Zekaj, në vend të Kastriot Belegut.
Ndërsa PDK-ja sjell freski në qeverisje me tre emra të rinj:
Meriton Fetaj – Drejtor i Zhvillimit Ekonomik.
Albi Shala – Drejtor i Inspekcionit Komunal.
Luan Vocaj – Drejtor i Emergjencës, Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Ish-kandidatja për kryetare, Arta Vokshi Nallbani, vazhdon në poziten e drejtoreshës për Urbanizim dhe Mjedis.
Muhaxheri do të udhëheqë deri në vitin 2029, duke mbajtur stabilitetin e qeverisjes së tij në Pejë./Pejanefokus.net.
