“Namazi i natës” mbahet në dy xhami të qytetit në Pejë

Bashkësia Islame e Kosovës, përmes Këshillit të Bashkësisë Islame – Pejë, ka njoftuar besimtarët myslimanë për organizimin e Namazit të Natës në qytet.

Sipas njoftimit: “Namazi i Natës do të falet në dy xhami të Pejës. Tek Xhamia Nur do të jetë për të dy gjinitë, ndërsa tek Xhamia Kurshunli do të jetë vetëm për meshkuj. Adhurimet do të fillojnë të martën, më 10 mars 2026, nga ora 01:00 pas mesnate.”

Bashkësia Islame u bën thirrje besimtarëve që të marrin pjesë dhe i uron që Allahu Fuqiplotë t’u pranojë adhurimet dhe lutjet./Pejanefokus.net.

Kliko lajmin paraprak në link: https://pejanefokus.net/fillon-pjesa-me-e-shenjte-e-ramazanit-sonte-nisin-dhjet-netet-e-fundit/

LEXO EDHE: