Në moshën 66-vjeçare sonte ka ndërruar jetë Rifat Kasapolli – Riki, një emër i njohur në jetën artistike dhe sportive të Pejës.
I ndjeri për vite me radhë dha kontribut të çmuar si rrobaqepës, artist i pikturës dhe një ndër themeluesit e klubit të tenisit Klubi i Tenisit Peja.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur qytetin, ku Riki njihej si njeri i afërt, kreativ dhe sportdashës.
Ai në vitin 2022 ishte përballur me një sfidë shëndetësore, të cilën e kishte kaluar me sukses.
Peja humbi një figurë të veçantë të artit dhe sportit. /Pejanefokus.net.
