Ndalohet ndërtimi ilegal në Bjeshkët e Nemuna – reagojnë banorët

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fitore Pacolli ka ndaluar çdo aktivitet ndërtimor ilegal brenda Parqeve Kombëtare Bjeshkët e Nemuna dhe Sharri.

Ajo mes tjerash tha: “Ky është hapi ynë i parë në përpjekjen për të rikthyer ligjshmërinë dhe rendin në zonat e mbrojtura. Parqet tona kombëtare janë pasuri e përbashkët që duhet ruajtur secili nga ne.”

E nga ana tjetër vendimi nuk mbeti pa reagim nga ana e banorëve – Veton Mujaj, nga Rugova, mes tjerash tha: “Qeveria po maltreton banorët e 13 fshatrave të Rugovës, ndërsa nuk ka krijuar asnjë mekanizëm për legalizimin e pronave të trashëguara ndër breza. Mbrojtja e parkut nuk mund të bllokojë jetën e njerëzve që jetojnë aty.”

Ai shtoi se Ministria duhet të krijojë procedura të qarta për leje ndërtimi dhe të hartojë një plan zhvillimi për turizmin lokal, që t’i përfitojnë vetë banorët e Rugovës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: