KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve nga pala e tretë, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Pejës.
Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet dalja 10kV Kastrati (kodi: 51000007), nga ora 09:00 deri në 17:00.
Pa energji elektrike mbesin këto zona: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Dobërdoli, Babiqi, Pistoni dhe Sedefi.
Arsyeja: Zhvendosja e kabllove në transformator, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe lejes së aprovuar nga KEDS./Pejanefokus.net.
