Ndërpritet mësimi në “Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë

Mësimi është ndërprerë sot (e mërkurë) dhe nesër (e enjtë) në SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë, për shkak të mungesës së lëndës djegëse (pelet).

Rastin për Peja në Fokus e kanë konfirmuar prindër të nxënësve, ndërsa drejtoresha e shkollës, Syndyze Loxha, ka bërë të ditur se ndërprerja është e përkohshme dhe lidhet drejtpërdrejt me mungesën e ngrohjes.

Siç ka raportuar më herët Peja në Fokus, objekti i ri i shkollës është përuruar në shtator 2025, por që nga fillimi janë shfaqur ankesa për mungesë të ngrohjes, duke marrë parasysh edhe sipërfaqen e madhe të objektit.

Sipas ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega, problemi lidhet me mungesën e trafos elektrike.

Përkundër tenderimit dhe proceseve përcjellëse, ajo ende nuk është vendosur.

Ende nuk dihet se kur do të zgjidhet ky problem dhe kur nxënësit do t’i kthehen mësimit normal./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: