Pejë – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Pejë ka bërë të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të koleges së tyre, infermieres Leonora Mekuli.
Sipas njoftimit të QKMF-së, Leonora Mekuli për shumë vite ka shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe zemër të madhe në institucion, duke u dalluar për humanizmin, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e saj pozitiv.
Humbja e saj është e madhe për familjen, kolektivin e QKMF-së dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
QKMF në Pejë u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, ndërsa thekson se kujtimi për Leonora Mekulin do të mbetet i gjallë mes kolegëve dhe pacientëve./Pejanefokus.net.
