Një e vdekur dhe një në gjendje të rëndë në Junik

Një femër e moshuar u gjet e vdekur, ndërsa një tjetër është dërguar në gjendje të rëndë për trajtim mjekësor në QKUK, pasi janë gjetur pa vetëdije në një shtëpi në Junik.

Ngjarjen e bëri të ditur Policia e Kosovës, me anë të raportit 24 orësh, teksa rasti është raportuar më 17 dhjetor 2025 rreth orës 15:30.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e njërës viktimë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër është transportuar për trajtim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: