Një grua u plagos me armë zjarri në Istog

Peja në Fokus raportoi nga burimet e saj për një femër të plagosur që u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë, e rasti u konfirmua edhe Policia.

Në një prononcim për Peja në Fokus, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha: “Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”

Peja në Fokus do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejme./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak në link: https://www.facebook.com/share/p/1Kd159Bjqw/

LEXO EDHE: