Një i arrestuar për gjëra të dyshimta në Pejë

Mairhuanë dhe një mjet i mprehtë (thikë) janë gjetur gjatë së martës, 16 dhjetorit 2025 tek një person, në qytetin e Pejës, konfirmon Policia e Kosovës.

Sipas raportit të punës 24 orëshe, nga ana e Policisë lidhur me rastin bëhet e ditur se një person pa përfunduar në pranga dhe më pas u dërgua në mbajtje.

“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE Pejë / 16.12.2025 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 3.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një thikë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”- thuhet nga ana e Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: