Një i arrestuar për kontrabandë me emigrantë në Pejë

Gjatë orëve të pasdites së mërkurë në Pejë, një njësi patrulluese ka ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit në veturë janë hasur katër pasagjerë të huaj.

“Njësia patrulluese ka ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuar mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij janë hasur katër pasagjerë qytetarë të huaj”, thotë komunikata e policisë.

I dyshuari, drejtuesi i automjetit, është ndaluar me aktvendim të prokurorit kujdestar, ndërsa me personat e huaj do të vazhdojnë procedurat e rregullta./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: