Një person rreth 50-vjeç gjendet pa shenja jete në Istog

Në mëngjesin e së dielës, një person rreth të 50-tave u gjet pa shenja jete në një shtëpi në territorin e Komunës së Istogut.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.

Sipas raportit: “Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

Rasti mbetet nën hetim dhe autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e vdekjes./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: