Kampionia olimpike Nora Gjakova nga Peja ka hapur një kapitull të ri në karrierën e saj, duke nisur zyrtarisht punën si trajnere në Federatën e Xhudos së Valonisë në Belgjikë.
Pas tërheqjes nga sporti aktiv më herët këtë vit, ajo do të angazhohet në zhvillimin e gjeneratave të reja të xhudistëve, duke sjellë përvojën e saj si një nga emrat më të mëdhenj të sportit kosovar./Pejanefokus.net/Sport
