Në situata të papritura dhe emergjente, çdo sekondë ka rëndësi, prandaj, çdo qytetar duhet të dijë numrat e duhur të telefonit për t’i kërkuar ndihmë shpejt dhe efikasisht, sepse njohja e këtyre numrave mund të bëjë diferencën mes rrezikut dhe shpëtimit të jetës.
Këta janë numrat që duhet t’i mbani gjithmonë në mend:
192 – Policia: Për aksidente trafiku dhe çdo situatë që kërkon ndërhyrje të policisë.
193 – Zjarrfikësit: Kur ndodh zjarr apo rrezikohen jeta dhe pronat.
194 – Ndihma e Shpejtë: Për urgjenca shëndetësore dhe nevoja për ndihmë mjekësore të menjëhershme.
112 – Numër emergjent: Për fatkeqësi natyrore, vërshime, ortekë bore ose çdo emergjencë të përgjithshme.
Mbajini mend këto numra – një telefonatë mund të shpëtojë jetë./Pejanefokus.net.
