Nxënësja nga Klina fiton medaljen e artë në Neo Science Olympiad në SHBA

Nxënësja e gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë, Tana Camaj, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare Neo Science Olympiad, që vlerëson njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në shkencë, matematikë dhe fusha të tjera STEM.

Në pamjet e transmetuara nga Radio Alba, mësohet se Tana  fitoi medaljen e artë në Kimi, ndërsa në Matematikë mori medaljen e bronztë, duke treguar shkëlqimin dhe përgatitjen e saj të lartë në disa fusha të rëndësishme.

Ky sukses i madh është meritë e Tana Camajt, përkushtimit të saj dhe punës së palodhur të mësimdhënësve të saj, duke bërë krenar qytetin e Klinës dhe gjimnazin “Luigj Gurakuqi”.

Një arritje që vlerëson talentin e të rinjve dhe vendos Klinën në hartën e garave ndërkombëtare në STEM./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: