Libraria “Top Office” në Pejë mirëpriti nxënës të përzgjedhur nga Shkolla “Ramiz Sadiku”, të cilët morën pjesë në një aktivitet me fokus lidhjen e tyre me botën e librit dhe leximit.
“Gjatë vizitës, nxënësit panë nga afër materialet, proceset dhe hapësirat që lidhen me librin, kreativitetin dhe përgatitjen e tij,” u shprehën nga shkolla.
Nga ana tjetër, drejtuesja e librarisë, Visare Lluka, tha: “Ishte kënaqësi të ndajmë me ta dashurinë për librin dhe rëndësinë që leximi ka në zhvillimin dhe imagjinatën e tyre.”
Libraria, e cila ndodhet tek rrokaqielli në Pejë, furnizohet çdo vit shkollor me titujt shkollorë nga shtëpitë botuese “Dukagjini”, “Albas” dhe “Pegi”, për të qenë gjithmonë pranë nxënësve dhe nevojave të tyre.
Shpresohet që kjo vizitë t’i ketë frymëzuar nxënësit të lexojnë më shumë dhe të qëndrojnë gjithmonë pranë librit./Pejanefokus/Pejabiznes
