OBSh – Kosovë: Bota po përgatitet për pandeminë e radhës

Drejtoresha e zyrës së OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, thotë se pandemia e ardhshme është çështje kohe, ndërsa shtetet po punojnë për strategji të përbashkëta.

Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli, ka paralajmëruar se bota është në përgatitje për një pandemi të re që mund të shfaqet në të ardhmen.

Këtë deklaratë ajo e bëri në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditën Botërore të Shëndetit.

Sipas Humollit, edhe pse nuk dihet se kur mund të ndodhë pandemia e ardhshme, përgatitjet tashmë kanë nisur në nivel global.

“Bota veç është duke u përgatitur për pandeminë e ardhshme e cila kur do të ndodhë nuk dihet. Mirëpo, qëllimin e ka për të zhvilluar strategji të përbashkëta, të cilat vlejnë për të gjitha shtetet”, ka deklaruar ajo, transmeton Klan Kosova./N’Fokus+/Pejanefokus.net

LEXO EDHE: