Pa ndërprerje të rrymës sot në Pejë, punime në Klinë

Ndërprejet me energji elektrike si në tërë Kosovën, për shkak punimeve në rrjet të shpeshta janë duke ndodhur edhe në territorin e rajonit të Pejës.

Siç ka raportuar Peja në Fokus, qytetarët mund ta kuptojnë se ku dhe në çfarë oraresh përmes linkut që KEDS publikon në faqen e zyrtare. https://pejanefokus.net/nderprerjet-e-energjise-keds-publikon-oraret-zyrtare/

Ndërprerje të energjisë elektrike nuk priten sot në Pejë, ndërsa nga TS 110/10 kV Klina do të ndërpritet furnizimi në LP 10kV J05 Dresniku nga ora 10:00 deri në 16:00.

Punimet do të prekin zonat: Klinë, Dresnik, Dollc dhe Gremnik, dhe realizohen për arsye sigurie, përfshirë zhvendosjen e rrjetit të tensionit të mesëm./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: