Paraburgoset burri që tentoi ta vriste ish-gruan e tij në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.I., i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, të kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake Shaqë Curri, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa masa e paraburgimit është caktuar për shkak të përmbushjes së kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale.

Paraburgimi do të zgjasë nga data 20 janar 2026, ora 13:50, deri më 19 shkurt 2026, ora 16:00./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: