Peja me një të arrestuar për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka kryer dhunë në familje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ndodhi gjatë mbrëmjes së diel dhe Policia nuk bëri të ditura detajet tjera.

Ngjarja është një nga disa raste të dhunës në familje që janë raportuar kohëve të fundit në Pejë dhe rajon.

“DHUNË NË FAMILJEPejë / 19.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: