Peja ndër breza: Familja Mulla, viti 1960

Një fotografi e rrallë nga viti 1960 na kthen pas në kohë dhe sjell para publikut një familje pejane nga lagjja Taphone e Pejës – familjen Mulla.

Kjo foto ruan brenda saj jo vetëm fytyra, por histori, kujtime dhe mënyrën e jetesës së asaj kohe.

Sipas mbesës së tyre, Ilirjana Agushollit, në këtë fotografi paraqiten gjyshi i saj Hivziu, gjyshja Irfanja, babai Hidaverdiu, halla Jollduzja me vajzën e saj Lule, si dhe djali i familjes Shkelzeni.

Në sy bie edhe qenushi i tyre i bardhokan, pjesë e përditshmërisë familjare të asaj kohe.

Fotografi të tilla janë dëshmi e gjallë e historisë së qytetit, e lidhjeve familjare dhe e thjeshtësisë që karakterizonte jetën në Pejë në vitet ’60, duke na kujtuar rrënjët dhe identitetin tonë ndër breza./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: