Peja “fokus” i partive të mëdha politike në fudjavën që shkoi

Sot shënohet dita e gjashtë e fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme 2025 në Kosovë, teksa deri në zgjedhje kanë mbetur edhe 6 ditë.
(22 dhjetor 2025)
Partitë më të mëdha politike në vend kanë mbajtur aktivitete politike, me tubimet e tyre në hapësira të ndryshme, duke shpalosur progamet dhe prezentuar kandidatët e tyre nga degët.

Të shtunën tubim politik kanë mbajtur PDK-ja me Bedri Hamzën, LDK-ja me Lumir Abdixhikun.

Të dielën tubime në qytetin e Pejës kanë mbajtur AAK-ja me Ramush Haradinajn, si dhe Vetëvendosje me Albin Kurtin.

E Kurti ishte edhe pjesë e takimit elektoral me simpatizantët e IRDK-së së Elbert Krasniqit, duke shprehur përkrahjen e ndërsjelltë./Pejanefokus.net.

***
Sot shënohet dita e pestë e fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme 2025 në Kosovë, teksa deri në zgjedhje kanë mbetur edhe 7 ditë.

(21 dhjetor 2025)

AAK-ja sonte, e diel, me fillim nga ora 17:00 në restaurant “Koha 3” mbanë tubim politik me simpatizantët e saj.

Tubim politik po ashtu ka paralajmëruar edhe Vetëvendosja në ora 18:00, në Hotelin Dukagjini.

Teksa mbrëmë, e shtunë në Pejë tubime politike mbajtën PDK-ja dhe LDK-ja, ku para të pranishmëve liderët e tyre, Bedri Hamza respektivisht Lumir Abdixhiku prezentuan programet dhe kandidatët e tyre me mesazhe drejtuar elektoratit.

Partia Alternativa me kryetaren e saj, Mimoza Kusari dhe disa kandidatë të saj vizituan biznese në qytetin e Pejës.

Përderisa në rrjetin e tij social, kryetari Veton Berisha i PLE-së ka publikuar programin e tij 8 pikësh./Pejanefokus.net.

***

Si u zhvillua fushata politike dje në Pejë dhe çka pritet të ndodhë sot? (20 dhjetor 2025).

LDK-ja sonte në Pejë mbanë tubim në palestrën e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në ora 19:00.

PDK-ja sonte mbanë tubim në ora 17:30, në retaurant “Koha 3”.

Teksa mbrëmë, e premtë, 19 dhjetor Lëvizja Vetëvendosje, me kandidatet e tyre, Taulant Kelmendi e Albulena Haxhiu mbajtën takim me gratë dhe vajzat simpatizante të kësaj partie, në Hotel Dukagjini, në Pejë.

E IRDK-ja e Elbert Krasniqit mbajti tubim në Hotel “Fenix”, me simpatizantët e saj në Klinë.

Partia “Fjala”, ka vazhduar prezentimin e kandidatëve të saj në rrjetin social Faecbook.

Partia Linerale Egjiptiane – PLE, nuk ka prezentuar ndonjë aktivitet publik, por kreu i saj, Veton Berisha ka nisur thirrjet dhe prezentimin e ofertës zgjedhore përmes rrjetit social Facebook./Pejanefokus.net.

Sot, shënohet dita e tretë e fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme 2025 në Kosovë, teksa deri ne zgjedhje kanë mbetur edhe 9 ditë.
(19 dhjetor 2025)


Subjekti politik i LDK-së në Pejë, në rrjetin e tij social ka publikuar njoftimin për mbajtjen e tubimit të saj politik, i cili do të mbahet të shtunën, më 20 dhjetor në palestrën e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, me fillim nga ora 19:00, ndërsa më herët ky subjekt ka publikuar edhe programin e saj qeverisës.

Subjekti politik i AAK-së ka bërë të ditur me anë të rrjetit të saj social se të dielën e 21 dhjetorit do të mbajë tubim politik me simpatizantët e saj, në restaurant “Koha 3”, me fillim nga ora 17:00, ndërsa ky subjekt politik gjithashtu ka publikuar edhe një nga aktivitetet e saj, të një tubimi që ka realizuar me banorët e fshatit Nepole të Pejës.

Subjekti politik Iniciativa e Re Demokratike – IRDK e Elbert Krasniqit do të mbajë tubim publik me banorët e Klinës, i cili do të mbahet sonte, më 19 dhjetor 2025, me fillim nga ora 18:00, ne hotel “Fenix”.

Subjekti politik i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë nuk ka publikuar ndonjë aktivitet politik, ose njoftim paraprak për diçka të tillë, përveç se ka nisur me publikimin e kandidatëve që nga radhët e saj vinë nga Peja, si dhe publikimin e udhëzimit se si duhet të votohet kjo parti.

Partia Demokratike e Kosovës – PDK, dega e saj në Pejë nuk ka publikuar ndonjë njoftim për ndonjë aktivitet që mund të mbahet sot, por ka publikuar disa aktivitete dhe qëndrime të kryetarit të saj, Xhavit Haliti.

As subjekti politik “Fjala” e Gëzim Kelmendit nuk ka publikuar ndonjë aktivitet të mbajtur ose të paralajmëruar për sot, ndërsa ka nisur publikimin e emrave të listës së saj./Pejanefokus.net.

Sot, 18 dhejtor 2025, shënohet dita e dytë e fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme 2025 në Kosovë, teksa deri në zgjedhje kanë mbetur edhe 10 ditë.
(18 dhjetor 2025)
As për sot në Pejë nuk është paralajmëruar ndonjë organizim publik në Pejë, teksa kandidatët po vazhdojnë aktivitetet e tyre nëpër terren.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), sujekti politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK ka mbajtur tubim me simpatizantët e saj, e cila ka prezentuar kandidatët për Kuvendin e Kosovës./Pejanefokus.net.

Nis fushata zgjedhore, IRDK e vetmja me tubim elektoral sot në Pejë
(17 dhjetor 2025)
Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në Pejë, sipas monitorimit të adresave zyrtare të partive, vetëm Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) e Elbert Krasniqit ka planifikuar tubim zgjedhor, në restorantin “Arosa Palace”, me fillim nga ora 19:00. https://www.facebook.com/photo?fbid=1490972016367387&set=a.359942399470360

Deri më tani asnjë parti tjetër politike nuk ka publikuar aktivitete për ditën e sotme në komunën e Pejës./Pejanefokus.net

LEXO EDHE: