Katër raste të dhunës në familje, ku viktimat nuk janë vetëm femrat, janë regjistruar zyrtarisht në Rajonin e Pejës gjatë pesë ditëve të para të vitit 2026 – bëhet e ditur nga raportet policore – teksa rastet janë shënuar në Pejë, Deçan dhe Istog, ndërsa në disa prej tyre ka pasur edhe arrestime.
Sipas të dhënave, tre persona janë arrestuar, ndërsa të gjitha rastet janë proceduar me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.
Viktimat janë tre femra dhe një mashkull, në raste të ndara, ndërsa njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
Rasti i parë është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Pejë, ku një mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor.
Rasti i dytë ka ndodhur më 1 janar 2026, po ashtu në Pejë, ku një mashkull kosovar ka raportuar se është viktimë e dhunës fizike dhe psikike, e ushtruar nga një tjetër mashkull kosovar, i cili dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit.
Ndërkaq, më 4 janar 2026 në Deçan, një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Rasti i katërt është shënuar më 5 janar 2026 në Istog, ku një femër, shtetase e huaj, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente./Pejanefokus.net.
