Klubi i basketbollit GO+ Peja njofton se ndeshja që ishte paraparë të zhvillohej sot në kuadër të ENBL, ndaj Olomuockos në Çeki, nuk do të zhvillohet.
Sipas klubit, udhëtimi ishte i pamundur për shkak të orarit të ngjeshur të garave vendore, pasi skuadra ka ndeshje të enjten dhe të shtunën. Për çdo detaj shtesë, klubi premton informacione të reja më vonë.
“Për shkak të orarit shumë të ngjeshur në garat vendore, ka qenë i pamundur udhëtimi në Çeki – pasi skuadra jonë zhvillon ndeshje të enjten dhe të shtunën”- thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit.
Rikujtojmë se në xhiron e fundit, Peja humbi ndaj Vëllaznimi me rezultat 94-85 në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Peja renditet e treta në Superligë, me 8 fitore, 6 humbje dhe 22 pikë.
