Në kuadër të javës së 22-të të Supëligës së Kosovës në basketboll, Peja pret Trepçen sonte në palestrën “Karagaçi” me fillim nga ora 19:30.
Deri tani këtë sezon, Trepça renditet e para me 39 pikë (18 fitore, 3 humbje), ndërsa Peja e katërta me 31 pikë (10 fitore, 11 humbje).
Historiku i ndeshjeve mes dy ekipeve këtë sezon:
- Java 1: Peja mposhti Trepçen 80:86 në Mitrovicë
- Java 8: Trepça fitoi 82:67 në Pejë
- Java 15: Trepça fitoi 98:61 në Mitrovicë
Sonte zhvillohet dueli i katërt, ku rezultati aktual mes ekipeve është 2:1 në favor të Trepçes./Pejanefokus/Sport/
