Përfundon procesi i votimit në Pejë

E përditësuar: Tashmë janë mbyllur qendrat e votimeve në Pejë dhe sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare 2025 në komunën e Pejës pjesëmarrja ka arritur 38.61%.

Nga gjithsej 117,413 votues të regjistruar në Listën e Votuesve, kanë votuar 45,339 qytetarë. Procesimi është përmbyllur në të gjitha 139 nga 139 vendvotime (100%).

Të dhënat i referohen vetëm votimit të rregullt në vendvotime./Pejanefokus.net.

***

E përditësuar: Kandidati për deputet Arbër Grabovci tha se pas 25 vitesh nuk arriti të votojë në QV “Asdren”, pasi pa kërkesën e tij ishte transferuar në listën e votimit në Kryshec.

“Pas 25 viteve sot quditrisht nuk munda të votoj në qendrën ku kam votuar gjithmon në QV Asdren, pasi që u u gjeta pa kërkesën time në listën e votimit në fshatin Kryshec”- u shpreh ai.

Ndryshe, zhguesit e Dmokracisë në Veprim kanë konfirmuar se ka pasur raste kur qytetarët kanë hasur në vështirësi për t’a gjetur emrin në Listë, e sipas DnV, Peja është një prej komunave ku prinë për këto raste./Pejanefokus.net.

***

E përditësuar: Sipas KQZ-së në Pejë, deri në ora 13:00 kanë votuar 19,019 qytetarë me të drejt vote, apo mbi 16 për qind e votuesve./Pejanefokus.net.

***

E përditësuar: Kryetari i PLE-së, Veton Berisha, tha se disa qytetarëve po iu pamundësohet votimi sepse nuk dinë shkrim-lexim, duke theksuar se kjo prek sidomos komunitetet joshumicë.

“Janë shtetas të Kosovës dhe Kushtetuta ua garanton të drejtën e votës”, deklaroi Berisha për Klan Kosovën, duke shtuar se shqetësimin ia ka përcjellë edhe kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi./Pejanefokus.net.

***

E përditësuar: Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi nga Peja ka votuar në shkollën fillore “Asdreni”.

Pas procesit ai ka fttuar qytetarët mes tjerash me këto fjalë,:”Dilni dhe votoni, janë pak minuta që përcaktojnë drejtimin tonë si shtet dhe shoqëri”./Pejanefokus.net.

***

E përditësuarKryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij qytetare për të votuar, në ora 11:00.

Muhaxheri votën e tij e hodhi në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në këtë qytet./Pejanefokus.net.

***

E përditësuar: Sipas KQZ-së, 117,413 qytetarë nga Peja janë janë regjistruar si votues  brenda vendit, ndonëse sipas ASK-së, kjo komunë pas regjistrimit të fundit në 2024 numëron 82,661 banorë.

Prej tyre, 59,831 janë burra dhe 57,582 janë gra.

Votues nga Peja, jashtë Kosovës janë 5,207 qytetarë.

Në Pejë janë 30 qendra votimi për votim të rregullt, me 139 vendvotime, kurse një qendër e votimi me kusht, me dy vendvotime./Pejanefokus.net.

***

E përditësuar: Bazuar në të dhënat nga terreni, Demokracia në Veprim thekson se në Pejë disa qendra të votimeve janë hapur me vonesë.

“Vonesa më të theksuara ka pasur në rajonin e Pejës. Është raportuar se shkaku kryesor pas vonesave në hapjen e vendovotimeve me kohë lidhet me mungesën e komisionerëve”- thuhet në deklarimet e saj.

Demokracia në Veprim (DnV) po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 500 vëzhgues statikë, të cilët janë janë prezentë në 500 vendvotime, të përcaktuara në bazë të mostrës përfaqësuese të rastësishme./Pejanefokus.net.

***

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ishte ndër të parët që votoi sot në Pejë, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit”.

Radoniqi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në këtë proces demokratik, duke theksuar se nga ana e KQZ-së të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë, pavarësisht kohës së shkurtër dhe sfidave.

Ai njoftoi se votimi në diasporë është zhvilluar dje dhe sipas njoftimeve ka shkuar shumë mirë, duke qenë proces i qetë. Qendrat e votimit në Uashington, Toronto dhe Otavë janë mbyllur gjatë natës.

Radoniqi sqaroi edhe mënyrën e votimit me asistencë, duke bërë të ditur se çdo person që ka nevojë për asistim duhet të paraqesë dokument përkatës që dëshmon pamundësinë për të votuar vetë. Sipas tij, asistenca mund të ofrohet deri te kutia e votimit, por jo prapa saj.

Ai shtoi se personat që nuk dinë të lexojnë nuk përfshihen më si kategori për votim me asistencë, ndonëse KQZ nuk ua mohon të drejtën e votimit.

Ndërkohë, menaxherja e qendrës së votimit, njëherësh drejtoresha e SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, Mejreme Kolica, bëri të ditur se përgatitjet në këtë qendër janë kryer që në orët e hershme të mëngjesit.

Ajo theksoi se komisionerët kanë munguar ditën e shtunë dhe deri në momentin e votimit nuk kanë qenë të kompletuar, ndërsa kryesuesit janë prezent dhe i kanë kryer të gjitha punët e nevojshme për zhvillimin e procesit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 28 dhjetorit garojnë 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, ndërsa në listë janë rreth 1,180 kandidatë për deputetë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: