Federata e Basketbollit e Kosovës, në një Mbrëmje Gala, ka shpallur më të mirët e basketbollit të Kosovës për vitin 2025.
Te meshkujt, çmimi për më të mirin e vitit i është ndarë Dardan Berishës dhe është dorëzuar nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
Ndërkaq, te femrat, më e mira e vitit është shpallur Malvina Haziri, çmim që iu dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku./Pejanefokus.net.
