Policia e Kosovës ka konfirmuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Franca, i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Arrestimi i tij ishte bërë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi i njëjti i ishte shmangur drejtësisë dhe ishte në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it.
Ekstradimi është realizuar në koordinim të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre franceze, në përputhje me ligjet në fuqi. Sipas Policisë së Kosovës, “i dyshuari pas ekstradimit i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.”
Policia thekson se do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, për të parandaluar dhe hetuar aktivitetet kriminale, si dhe për kapjen e personave dhe grupeve që veprojnë brenda dhe jashtë vendit./Pejanefokus.net.
