Pejë: Fundjavë me miliona, aksidente dhe rrëqitje dheu e gurësh

Fundjava që lamë pas në Pejë u shënua me zhvillime të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe rendit publik, duke nisur nga sekuestrimi i rreth 50 kilogramëve ari me vlerë milionëshe, te një aksident me të lënduar dhe rrëshqitjet e dheut në Rugovë – autoritetet patën ndërhyrje në disa raste brenda dy ditëve.

Të premtën që lam pas rreth 50 kilogramë ari janë sekuestruar gjatë një aksioni të premtën në Pejë, ku sipas kryeprokurores së Pejës, Lumturie Vuçetaj, vlera e arit arrin rreth 5 milionë euro, ndërsa 30 kilogram prej tyre ishin të padeklaruara, ndërsa 20 kilogramg të tjera të pashënuara, pa certifikata e pa stampim, si dhe me këtë rast janë sekuestruar edhe një armë pa leje, 10 mijë euro para të gatshme dhe ora të çmuara.

LAJMI ME DETAJE NË LINKhttps://pejanefokus.net/sekuestrohen-50-kg-ari-ne-peje-mbi-5-milione-euro-nje-pjese-e-fshehur-ne-bunker/


Të shtunën rreth orës 18:40, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe dy këmbësorëve, ku të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal. Rasti po hetohet.

LAJMI ME DETAJE NË LINK: https://pejanefokus.net/vetura-godet-dy-kembesore-ne-rrugen-mbreteresha-teute-ne-peje/


Ndërkohë, edhe këtë fundjavë, përfshirë edhe të dielën që lam pas, janë shënuar rrëshqitje dheu e gurësh në rrugën Pejë–Kushqisht, në Rugovë, teksa fillimisht u raportua se rruga ishte e kalueshme vetëm në një korsi, ndërsa më pas autoritetet njoftuan se është intervenuar dhe aktualisht rruga është e kalueshme.

LAJMI ME DETAJE NË LINK: https://pejanefokus.net/reshjet-shkaktojne-rreshqitje-guresh-ne-boge-bllokohet-nje-korsi/

Priten informacione të reja gjatë ditës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: