Në Komunën e Pejës, më 13 dhjetor 2025, në SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, u mbajtën garat komunale nga lënda e Matematikës, në të cilat morën pjesë 172 nxënës nga shkollat e mesme të ulëta dhe të mesme.

Sipas Drejtorisë Komunale të Arsimit, nxënësit fitues sipas klasave kanë siguruar të drejtën për të vazhduar tutje në Olimpiadën XVIII të Matematikës së Kosovës (OMK 2026).
Olimpiada do të mbahet më 10 janar 2026, nga ora 10:00.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka uruar nxënësit fitues dhe mësimdhënësit për rezultatet e arritura./Pejanefokus.net.
