Pejë: Mbi 130 lindje për një muaj e gjysmë

Gjatë një periudhe prej rreth një muaji e gjysmë, në Pejë janë shënuar gjithsej 135 lindje, duke reflektuar një ritëm të qëndrueshëm të lindshmërisë në këtë rajon.

Sipas të dhënave, gjatë muajit nëntor 2025, janë regjistruar 97 lindje. Prej tyre, 50 kanë qenë djem, ndërsa 47 vajza.

Konkretisht, në nëntor janë shënuar:

  • Në javën  pare: 24 lindje (11 djem, 13 vajza)
  • Në javën e dytë: 25 lindje (13 djem, 12 vajza)
  • Në javën e tretë: 24 lindje (13 djem, 11 vajza)
  • Në javën e katërt: 24 lindje (10 djem, 14 vajza)

Ndërkaq, gjatë gjysmës së parë të dhjetorit 2025, deri më tani janë regjistruar 38 lindje, prej të cilave 14 djem dhe 24 vajza.

Të dhënat për dhjetorin përfshijnë:

  • Në javën e parë: 22 lindje (10 djem, 12 vajza)
  • Në javën e dytë: 16 lindje (4 djem, 12 vajza)

Këto shifra tregojnë një dominim të lehtë të lindjeve të vajzave gjatë kësaj periudhe, si dhe vazhdimësi të lindshmërisë në Pejë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: