Pejë – Qeveria emëron Bordin e ri të KRU “Hidrodrini”

Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Bordin e ri të rregullt të KRU “Hidrodrini” Sh.A. në Pejë, në mbledhjen e saj të 8-të, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas njoftimit zyrtar, kryesuese e bordit është emëruar Qëndresa Kukaj–Prelvukaj, ndërsa anëtarë Naim Neziri, Mjellma Vokshi dhe Ismet Fekaj.

Emërimi i bordit vjen në kuadër të funksionimit dhe menaxhimit të ndërmarrjes publike për furnizim me ujë në rajonin e Pejës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: