Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet zyrtare për Kuvendin Komunal të Pejës, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, duke konfirmuar ndryshime të lehta në balancën e forcave politike krahasuar me mandatin e kaluar.
LDK mbetet subjekti më i madh me 14 asambleistë, një më pak se në legjislaturën e kaluar.
AAK shënon rritje dhe kalon në vendin e dytë me 8 ulëse, ndërsa Vetëvendosje ruan 7 asambleistë, pa ndryshim.
PDK mbetet me 4 ulëse.
Ndryshim vërehet tek përfaqësimi i komuniteteve pakicë: komuniteti boshnjak, që më herët kishte dy përfaqësues nga dy parti të ndryshme, tash ka vetëm një asambleist.
Për herë të parë pas një kohe, një ulëse i takon përfaqësuesit të komunitetit Egjiptian.
Me këtë përbërje, LDK nuk ka shumicë të vetme në Kuvend dhe bashkëpunimet politike do të jenë kyçe për miratimin e vendimeve komunale./Pejanefokus
