Reshjet e shiut që karakterizuan ditët e para të janarit 2026 shkaktuan përmbytje dhe dëme materiale edhe në Pejë.
Lidhur me këtë situatë, Komuna e Pejës më 8 janar ka hapur thirrjen për dorëzimin e kërkesave për vlerësim dhe kompensim të dëmeve.
“Nga data 8 janar deri më sot janë pranuar 19 kërkesa për kompensim të dëmeve nga vërshimet e javës së kaluar, ndërsa afati i fundit për aplikim është më 16 janar, ditën e premte”, ka deklaruar për Peja në Fokus Nita Panduri Mullarama, drejtoreshë e Administratës Komunale në Pejë.
Sipas saj, të gjitha kërkesat e pranuara do të adresohen në nivel qendror për sigurimin e kompensimit të dëmeve. /Pejanefokus.net.
Kliko – Lajmi paraprak rreth temës, në link: https://www.facebook.com/share/p/14PvDyuS4CW/
