Pezullohet greva e punëtorëve të “Hidrodrinit”

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se sot është shënuar dita e gjashtë e grevës paralajmëruese, e cila sipas tyre është zhvilluar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me përkrahje të gjerë të punëtorëve.

Pas përfundimit të grevës së sotme, Këshilli i Grevës ka mbajtur mbledhje dhe ka marrë vendim për pezullimin e grevës paralajmëruese deri pas festave të Vitit të Ri.

“Këshilli i Grevës ka marrë vendim për pezullimin e Grevës Paralajmëruese deri pas festave të Vitit të Ri, duke mbetur i përkushtuar ndaj dialogut, negociatave dhe zgjidhjeve institucionale”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Njëkohësisht, Sindikata ka dërguar kërkesë për takim me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me qëllim të diskutimit dhe gjetjes së zgjidhjeve konkrete lidhur me kërkesat e punëtorëve të KRU “Hidrodrini”.

Greva është mbajtur në Pejë, Deçan, Klinë, Istog dhe Junik, ndërsa Shoqata Sindikale ka paralajmëruar se do ta informojë opinionin publik dhe mediat për çdo zhvillim të radhës përmes njoftimeve zyrtare./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: