Policia paralajmëron pronarët e autolarjeve për rrezikun e ngricave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë ditëve të acarta, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë në rrugë dhe hapësira publike.

Përmes një komunikate për media, Policia ka apeluar në veçanti te pronarët e autolarjeve që të kenë kujdes në derdhjen e ujërave në rrugë dhe trotuare, pasi krijimi i ngricave paraqet rrezik serioz për aksidente dhe këmbësorë.

“Ngjashëm, në bashkëpunim me organet kompetente komunale, do të ndërmarrim masa të shtuara kontrolli dhe zbatimin e masave ligjore ndaj atyre që shkelin këto rregulla”, thuhet në njoftimin e Policisë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: